Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të botërave. Paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin a.s. familjen e tij dhe shokët e tij.
Allahu xh.sh. e ka bërë të ligjshëm therrjen e kurbanit në fjalën e Tij ku thotë: "Andaj ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd" (El-Kevther 2).
Poashtu Allahu xh.sh. në lidhje me therrjen e kurbanit thotë: "E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të Allahut…" (El-Haxh 36).
Therrja e kurbanit është sunet i fortë (mekkede), andaj urrehet lënia e tij me mudësinë për ta kryer këtë.
Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi a.s ka therrë kurban dy deshë të majmë me brirë, i ka therrë ata dy me dorën e tij dhe gjatë therrjes e ka përmendur Allahun xh.sh.
(transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Eshtë pyetur shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë se a merrë i varfëri të holla borxh për prerjen e kurbanit? Eshtë përgjegjë: Nëse ka mudësi që ta kthejë këtë borxh atëherë e merr dhe e kryen këtë obligim fetar. Mirpo nëse nuk ka mundësi që ta kthejë borxhin atëherë nuk e bënë këtë.
Ç'ka mund të bëhët kurban?
Kurbani duhet të jetë prej deveve, lopëve, deleve dhe dhive. Allahu xh.sh. thotë: "Ne i kemi caktuar çdo populli nedtherrjen (e kurbanit) që ta përmendin emrin e Allahut"pëarsye se i furnizoi ata me kafshët" (El-Haxh 34).
Prej kushteve të kurbanit është që kurbani të jetë pa të meta trupore. Pejgamberi a.s. thotë: "Katra nuk bëjnë për kurban: kafsha me njërin sy të verbër, e sëmura që i vërehet sëmundja, e çala (sakatja) dhe e dobëta, e cila nuk mundet të përmirësohet nga kjo gjendje" (transmeton Tirmidhiu).
Koha e therrjes së kurbanit
Koha e therrjes së kurbanit fillon që nga kryerja e namazit të Bajramit. Pejgamberi a.s. thotë: "Kush ka therrë para namazit rë Bajramit ai ka therrë për vetveten dhe familjen e tij, e kush therrë pas namazit të bajramit veç e ka kryer obligimin etij dhe e ka plotësuar sunetin" (Muttefekun alejhi).
Sunet është që kush therrë kurban ta therrë atë me dorën e tij dhe të thotë: Bismilahi Allahu Ekber, poashtu të thotë: O Zot ky kurban për filanin (të emërton vetveten apo kush ka lënë testament) përarsye se Pejgamberi a.s. ka therrë një dash dhe ka thënë: Bismilahi Allahu Ekber O Zot ky kurban është për mua dhe për ata të cilët nuk therrin prej popullit tim." (transmeton Ebu Davudi dhe tirmidhiu)
Kush nuk mundet ta therrë kurbanin me dorën e tij preferohet që të prezentojë gjatë therrjes së kurbanit.
Shpërndarja e kurbanit
Sunet është që ai i cili ka therrë kurban të hajë nga mishi i tij t'u dhurojë të afërmëve, fqinjëve dhe një pjesë të kurbanit ta japë sadaka për të varfërit. Allahu xh.sh. thotë: "…hani prej tyre dhe ushqene nevojtarin dhe atë që lyp" (El-Haxh 36).
Disa prej Selefëve kanë preferuar që kurbani të ndahet në tri pjesë: një pjesë ta ndalë për vehte, një pjesë ta jep dhuratë të pasurëve dhe një pjesë ta jap për të varfërit. Personi i cili e therrë kurbanin (kasapi) nuk i jep asgjë nga mishi i kurbanit si shpërblim.
Abdul Kasim Melik
Përktheu:
Lulzim Murseli |