Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
|
Vizioni: Ekonomia-islame.com është faqe elektronike e cila i kushtohet ekonomisë sipas normave te pastra islame. Ajo përpiqet që te informoj dhe edukoj masen e gjerë dhe vecanarisht studentët me parimet islame, me atë se cka është ekonomi, cka është ekonomi islame dhe cka është e lejuar dhe e ndaluar në Islam; cilat janë rrugët dhe mundësit e aplikimit të kësaj ekonomie, cilat janë veçoritë e saj, në cka bazohet, kah drejton etj. Ne bazohemi në Kur'an dhe Sunet, por njëkohësisht sjellim edhe shkrime te autorëve dhe ekonomive të ndryshme që njohuritë tona të zgjerohet në të gjitha sferat ekonomike. Ne mësojmë te lejuaren dhe te mundshmen, po edhe te ndaluaren për t'iu shmangur asaj. Për ne cdo gjë dhe cdo rrugë është e lejuar në ekonomi përvec atyre të përcaktuara qartë në Kur'an dhe Sunet dhe të cilat patjetër që janë në dëm të drejtësisë, njerëzve dhe shoqërisë. |
|
Qëllimi: Qëllimi ynë është te promovojmë një ekonomi të bazuar në parime Islame dhe si rezultat edhe mbi besimin e pronësisë se Zotit mbi cdo gjë dhe misionit tonë si halife (zëvendes) në tokë, nga e cila po ashtu rezulton barazia mes individëve dhe grupeve shoqërore, shpërndarja e drejtë e të mirave dhe mundësia e të gjithëve për t'u avancuar. Ne do të përpiqeni te promovojmë urdhëresat dhe te lejuaren: · Zekatin · Ndihmen ndaj të varfërve dhe nevojtareve · Drejtësinë në peshim dhe tregti · Futjen e etikes islame në ekonomi dhe biznes etj. Ne luftojmë disa dukuri negative individuale dhe shoqërore (atë që Allahu swt. në Kur'an dhe Muhamedi a.s. në Sunet e luftojnë): · Kamtatën · Varfërinë · Padrejtësinë në peshim · Koprracinë · Tregtinë me mallra te ndaluara (alkoolin, bixhozin, pornografinë, mallrat e plaçkitura dhe te vjedhura etj.) · Spekulimet · Vjedhjet, plaçkitjet dhe mashtrimet · Korrupsionin etj. |
|
Synimet: Faqja elektronike ekonomia-islame.com si synim kryesor te saj ka promovimin e ekonomisë dhe biznesit sipas parimeve etike islame. Synimet kryesore te kesaj faqeje jane: · Prezentimi i sa me shumë lajmeve, artikujve, temave etj. qe kane te bejne me ekonomine ne pergjithesi dhe ate islame ne veçanti · Qe kjo faqe te prezentohet në shumë gjuhë te ndryshme te botës · Qe te perkthehen artikuj dhe libra nga gjuhe te ndryshme ne shqip dhe anasjelltas · Qe te krijoj partneritet me njerezit dhe organizmat me qellime te përbashketa · Qe te ofroj shërbime te ndryshme ekonomike · Qe t‘iu krijojë mundësi vllezërve dhe motrave tona për kërkim pune apo kërkim te punëtorëve sipas nevojave te tyre |
Copyright Ó 2005-2011. All right reserved