Hyrje
Domaini ekonomia-islame.com është blerë dhe aktivizuar në Qershor të vitit 2005. Në fillim janë mbledhur informacione nga kjo fushë qe kanë qenë prezent në internet, pastaj janë nxjerrur shkrime nga literatura të ndryshme, pastaj është filluar me përkthime dhe shkrime enkas për ketë webfaqe. Më vonë kanë filluar edhe kontaktet e para me te interesuarit të cilët kanë kontribuar me përkthime te materialeve dhe shkrime e punime te ndryshme nga fusha e ekonomisë, veçmas ajo islame. Puna jonë bazohej në tri aspekte: - mbledhjen dhe sistemimin e artikujve islam prezent në web
- përkthimin e artikujve dhe temave nga gjuhë të ndryshme dhe
- prezentimin direkt të temave të përgatitura dhe të derguara enkas për ekonomia-islame.com
Vizioni dhe filozofia
Ekonomia-islame.com është faqe elektronike e cila i kushtohet ekonomisë sipas normave te pastra islame. Ajo përpiqet që te informoj dhe edukoj masen e gjerë dhe vecanarisht studentët me parimet islame, me atë se cka është ekonomi, cka është ekonomi islame dhe cka është e lejuar dhe e ndaluar në Islam; cilat janë rrugët dhe mundësit e aplikimit të kësaj ekonomie, cilat janë veçoritë e saj, në cka bazohet, kah drejton etj. Ne bazohemi në Kur'an dhe Sunet, por njëkohësisht sjellim edhe shkrime te autorëve dhe ekonomive të ndryshme që njohuritë tona të zgjerohet në të gjitha sferat ekonomike. Ne mësojmë te lejuaren dhe te mundshmen, po edhe te ndaluaren për t'iu shmangur asaj. Për ne cdo gjë dhe cdo rrugë është e lejuar në ekonomi përvec atyre të përcaktuara qartë në Kur'an dhe Sunet dhe të cilat patjetër që janë në dëm të drejtësisë, njerëzve dhe shoqërisë.
Qëllimi
Qëllimi ynë është te promovojmë një ekonomi të bazuar në parime Islame dhe si rezultat edhe mbi besimin e pronësisë se Zotit mbi cdo gjë dhe misionit tonë si halife (zëvendes) në tokë, nga e cila po ashtu rezulton barazia mes individëve dhe grupeve shoqërore, shpërndarja e drejtë e të mirave dhe mundësia e të gjithëve për t'u avancuar. Ne luftojmë disa dukuri negative individuale dhe shoqërore (atë që Allahu swt. në Kur'an dhe Muhamedi a.s. në Sunet e luftojnë):
- Kamtatën
- Varfërinë
- Padrejtësinë në peshim
- Koprracinë
- Tregtinë me mallra te ndaluara (alkoolin, bixhozin, pornografinë, mallrat e plaçkitura dhe te vjedhura etj.)
- Spekulimet
- Vjedhjet, plaçkitjet dhe mashtrimet
- Korrupsionin etj.
Puna e deritanishme
Webfaqja ekonomia-islame.com funksionon pandërprerë që nga qershori i vitit 2005. Që nga ajo kohë ne nga burime të ndryshme kemi mbledhur dhe publikuar mbi 100 artikuj ekonomik, vecmas te ekonomisë islame. Kemi filluar bashkëpunim me shumë student të cilët kanë kontribuar në ketë nismë dhe po ashtu në bashkëpunim të ngusht me nismëtarët e revistës "ekonomia Islame" do të bëjme publikimin e saj në internet.
Planet
Sic kemi cekur dhe më lartë ne planifikojmë mbledhjen e njerëzve te ekonomisë dhe islamit dhe bashkëpunim te ngushtë, te koordinuar mes vete. Së shpejti në Maqedoni do te publikohet revista "ekonomia islame" e cila do te promovohet nga webfaqja ekonomia-islame.com. Planifikojmë zgjerimin e tirazhit te kësaj reviste ne mbarë hapsirën shqipfolëse dhe ndimimin e saj në forma të mundshme; përkthime te materialeve nga fusha e ekonomisë islame; përkthime te librave te ndryshëm etj.
Ju lutëm shkrimet, perkthimet, sugjerimet, kërkesat, vërejtjet etj. tuaja na i dërgoni tek info@ekonomia-islame.com
Me respekt
Ekonomia-islame.com
11. Janar 2007
Ve alejkum selam!
|