Si dhe cka mund te kontriboni ju?
Thotë Allahu i madhëruar në Kur'an: "Kush ofron ndihmë të mirë, do të ketë pjesë nga ajo..."(4:85)
- Ju mund te antarësoheni (shih stafi) në ekonomia-islame.com si antar aktiv apo pasi, varësisht nga veprimtaria dhe mundesi, si mbështetës dhe bashkëpunëtorë tanë. Antarsimi bëhet me emër dhe mbiemër, e sipas dëshirës edhe profesioni.
- Ju mund te shkruani materiale te ndryshme ne lidhje me ekonominë, islamin dhe fushat që ndërlidhen me to: artikuj, tema, analiza, publikime etj.
- Ju mund te përktheni apo shkruani në internet materiale te ndryshme nga këto fusha dhe te na i dergoni për t'i prezentuar. Për ketë arsye prezentojmë materiale nga dy gjuhë: angleze dhe gjermane. Përkthimi mund te bëhet nga këto gjuhë në atë shqipe dhe anasjelltas, sipas nevojës dhe mundësisë.
- Ju mund te dërgoni shkrimet apo përkthimet e juaja tek revista@ekonomia-islame.com për t'i botuar ato në revisten periodike "Ekonomia Islame", e cila momentalisht mund te gjendet në Maqedoni. Zgjerimi i botimit te saj mund te bëhet vetëm me mbështetjen tuaj morale, edukative dhe financiare. Për informacione te metutjeshme ju lutem kontaktoni në e-mailin e sipër shënuar.
- Ju po ashtu mund te kontriboni financiarisht për avancimin, përmirësimin, botimin, zgjerimin etj te kësaj reviste, duke derdhur mjete solide në konton e dhënë këtu: "Revista Ekonomia Islame".
- Ju mund t'ua propozoni ketë faqe miqeve tuaj dhe mund te ndihmoni ne promovimin e saj. Mund te ndihmoni ne publikimin e artikujve te saj në faqe te ndryshme elektronike, revista apo ndonjë mënyrë tjetër te mundshme.
Në vazhdimësi dhe në varësi te rrjedhave ne do ta zgjerojmë mundësinë e bashkëpunimit dhe veprimit.
Na kontaktoni tek info@ekonomia-islame.com! |