Revista Ekonomia Islame është një revistë shkencoro-informative, e para e këtij lloji në këto troje. Kjo revistë është periodike dhe ka karakterin e saj edukativo-shkencor. Në të ngërthehen tema në interes për një shtres të caktuar njerëzish, por dobi nga ajo mund të kenë edhe një numër i madh njerëzish. Fillimisht për shkaqe financiare botimi i saj dhe shpërndarja u mundësua vetëm në Maqedoni dhe përmes sajtit www.ekonomia-islame.com e pastaj mendojmë që tirazhin do e zgjerojmë dhe do të jemi prezent nëpër të gjitha trojet shqiptare.
Revista Ekonomia Islame udhëhiqet nga një numër studentësh të Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe nga disa teolog që janë të njohur me parimet ekonomike dhe ato islame. Redaksia e kësaj reviste përbëhet nga :
kryeredaktor: Mr.Bashkim Aliu - teolog
redaktor : Hamdi Nuhiju - studentë, dhe
antarët tjerë që janë : Sali Shasivari ( teolog), Ali Maksuti ( studentë), Gëzim Ismaili (studentë), Zenun Ismaili (studentë), Berat Limani (studentë), Jetmir Aliu (studentë), Admirim Luboteni (studentë), Dritan Skenderi (studentë) dhe dizajneri i saj është Ramadan Nuhi.
Revista Ekonomia Islame ka qëllimet, synimet dhe mjetet që përdor për t`i arritur të gjitha këto. Në vazhdim do t`i përmendim disa nga qëllimet e revistës:
Qëllimi - Revista Ekonomia Islame u themelua me qëllim të avancimit të ekonomisë hallall dhe sulmimit të asaj haram. Po ashtu qëllim i saj është afrimi i një literature të bujshme të kësaj lëmije në trojet shqiptare. Qëllim tjetër është edhe avancimin e një dialogu midis ekonomisë së tregut dhe asaj islame, njëashtu edhe avancimi i ekonomisë islame në nivel më të gjërë.
Misioni - Revista Ekonomia Islame nuk pretendon të mbetet pa rezultat. Ajo ka mision përgaditjen e kuadrove profesional në lëminë e ekonomisë islame, përballimin me sfidat e reja në treg, krijimin e një klime stabile ekonomike për investime në trojet shqiptare si dhe pjesëmarrjen e ekspertëve tanë nëpër konferenca shkencore ndërkombëtare.
Vizioni - Në periudha afatgjate kjo revistë synon të shëndërrohet në një institut për hulumtimin e ekonomisë islame, ku pas këtij instituti do të hapeshin dyert edhe për themelimin e Bankës së parë Islame në Maqedoni.
Për realizimin e të gjitha këtyre projekteve kemi nevojë për mbështetjen tuaj financiare, shpirtërore dhe fizike. Jemi të hapur me të gjithë ata që mendojnë se kanë kapacitete për të na mbështetur në secilën prej këtyre segmenteve. Nuk është kjo revistë e mbyllur vetëm në këta persona, por në të ardhmen edhe pjesëmarrja juaj do të ishte e domosdoshme. Padyshim ne jemi nismëtar të kësaj rruge, por ideja ka qenë e qindra dashamirëve të Islamit në këto troje. Tash bëmë hapin e parë, e për më tutje kemi nevojë për mbështetjen tuaj financiare. Poqese mendoni në një akt të këtillë mjaft burrëror ne ju jemi mirënjohës dhe do të lusim All-llahun xh.sh. që qellimet e juaja të shpërblehen me plot hyri në xhenet.
Për çdo rastë po ua japim konton e revistës sonë dhe adresën me qëllim që bashkëpunimi ynë të çelë frytë.
e-mail: revista@ekonomia-islame.com
Name of the Bank
Universal Investment Bank Skopje Macedonia
Maksim Gorki 6
swift code : UIBMMK22
Name : HAMDI NUHIJI
KUMANOVO
IBAN: MK07-240197004974863
Esselamu Alejkum Ve Rahmetullahi Ve Berekatuhu...
Nga Redaksia e Revistës "Ekonomia Islame"
|